Një 31 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për trafik kokaine. I arrestuari është shtetasi B.O.
Në automjetin e tij është gjetur e fshehur në pjesën anësore të motorrit 1 kg e 200 gramë kokainë e konfeksionuar hermetikisht.
Ndalimi i tij është bërë në daljen e autostradës Massafra në provincën e Tarantos.
Gjatë inspektimit të makinës nuhatja e qenëve policorë ka sinjalizuar praninë e lëndës narkotike.
Automjeti i shqiptarit i është nënshtruar një kontrolli në komandën provinciale të policisë financiare të Tarnatos, ku është gjetur e fshehur dhe sasia e drogës.
Shqiptari B.O është shoqëruar në burgun e Tarantos në dispozicion të autorieteve gjyqësore.
Policia italiane ka nisur hetimin për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij si dhe destinacionin e mbërritjes së kokainës.
Shqiptarit i janë sekuesturar dy aparatët celularë të tij.