Njesia e ushtarake e kembesorise Vau Dejes dhe Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare e kane dominuar, ne raport me institucionet e tjera, diten e dyte te aksionit te pastrimit te mjedisit ne Qarkun e Shkodres. Ata u përqendruan ne rrugen e Shirokes, nje zone kjo e njohur per vlerat turistike, mjaft e preferuar nga qytetaret Shkodran. Njesia e kembesorise vjen ne kete aksion pas kontributit njëmujor qe dha ne përballimin e situate se krijuar nga permbytjet ne zonen e Nenshkodres.
Koorporata Eelektroenergjitike Shqiptare eshte perfaqesuar nga personeli i dy hidrocentraleve, Vau Dejes e Koman si dhe nga nje pjese e stafit te saj ne Drejtorine e Pergjithme, Tirane, ben te ditur inxhinieri, Maringlen Shurdhi. Ai thote se jane përqendruar ne aksinonin per pastrimin mjedisit ne Shkoder, per faktin se ne kete zone jane edhe dy nga hidrocentralet nga kryesore te vendit:
Aksioni per pastrimin e mjedisit, i nisur diten e hene, do te vazhdoje deri me 24 maj. Perveç kujdesit mjedisor, ka per qellim edhe krijimin e nje imazhi me te mire per turistet e shumte qe vine ne rajonin e Shkodres. Suksesi i këtij aksioni mvaret nga organizimi. Nisur nga rendesia e tij, nuk do te ishte aspak e tepert qe te ngrihej nje shtab prane Prefektures Shkoder, i cili te koordinonte punen çdo dite, ashtu siç u veprua gjate periudhues me përmbytje.