Si do bindet BE per te hapur dyert per Shqiperine?

0
509

Para pak minutash, shefja e politikës në BE, Federika Mogherini në një konferencë të mbajtur së bashku me komisionerin Hanh, ka njoftuar se KE i ka rekomanduar BE hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Ish-Jugosllavinë.

Sakaq, e pyetur nga gazetarët se si do e bindë komisioni Bashkimin Europian për t’i hapur derën Shqipërisë, Mogherini tha se në fakt, nuk është detyrë e komisionit të bindë këshillin.

“ SI fillim, nuk ka shtete të mëdha e të vogla, jemi 28. Nuk i takon komisionit të bindë këshillin. Ka një mënyrë bashkëpunimi me Këshillin, ka të bëjë me koherencën e brendshme. Edhe njëherë nuk i takon këshillit të bindë komisionin ose anasjelltas. Dokumenti që kemi miratuar sot tregon në mënyrë faktike e kritike situatën sic ka qenë, sic është si dhe rezultatet e arritura.

Vendimi që morëm sot për ti rekomanduar këshillit për hapjen e negociatave bazohet në progresin e bërë edhe nga rekomandimet e mëparshme, masat që janë marrë. Rezultatet po vijnë. Vendimi për të hapur negociatat është një inkurajim për këto vende. Ruajtja dhe thellimi i këtyre reformave është i rëndësishëm. U takon 28 shteteve për të marrë vendimin në këshillin evropian.

Mesazhi që Tirana e Shkupi prisnin, ka ardhur tashmë”, u shpreh Mogherini.

“Kjo është një punë në vazhdim, ne nuk paraqisim këtë dokument e pastaj themi bëni c’të doni”, tha nga ana tjetër komuisioneri Hahn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here