Friday, March 31, 2023
Home Politikë Basha nuk takohet me Mogherinin, do përfaqësohet nga Edi Paloka

Basha nuk takohet me Mogherinin, do përfaqësohet nga Edi Paloka

0
406

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk do të takohet më përfaqësuesen e lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini,  pasi ai ndodhet në Gjermani dhe vijon axhendën e tij të takimeve.

Partia Demokratike në takim me Mogherinin do të përfaqësohet nga nënkryetari Edi Paloka. Një ditë më parë kryetari i PD-së e përshëndeti nga Berlini rekomandimin e KE-së për Shqipërinë, ndërsa tha se nuk është momenti për të festuar, por për të punuar për ëndrren evropiane të shqiptarëve.

Burimet i thanë Ora News se kryetari i Partisë Demokratike do të kthehet sot pasdite nga Berlini ku ka zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, një seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.

Në këto takime, kryetari i opozitës ka argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetëvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here