Sunday, March 26, 2023
Home Aktualitet BE si Formula 1, Mogherini: Sot semafori është jeshil. Këtu fillon gara

BE si Formula 1, Mogherini: Sot semafori është jeshil. Këtu fillon gara

0
454

Pyetje: A ndikon klima politike e ndezur ku opozita bën thirrje për mosbidnje civile. A ndikon kjo. Sa janë shanset reale për Shqipërinë që të hapen negociatat?

Mogherini:  Mesazhi im për opozitën do të jetë ai dhe për kryeministrin. Ky nuk është rezultat i njërës parti apo tjetrin. Është një rezultat i të gjithëve atyre që kanë punuar gjatë dekadës së fundit për të transformuar Shqipërinë. Jo vetëm të marrin meritën por dhe përgjegjësinë. Nuk ndodh në historinë e BE-së që rrugëtimi i BE-së të jetë përdorur nga një parti ose tjetrën. Kjo është përpjekje kombëtare. Dhe shoh mjaft unitet kur bëhet fjalë për aspirata. Besoj se është në interes të shumicës dhe pakicës, qeverisë e opozitës për të bashkur forcat dhe hedhur hapat për reformat që janë kyce për procesin në vijim. Nëse Shqipëria dha rezultate në reformën e drejtësisë, në procesin e vettingut, ndodhi pse politika u bë bashkë. Kur them ju realizuat, ju të gjithë e realizuat. Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para.  Kjo është përpjekje kombëtare.

Po marr shembull Formula 1. Sot semafori është në dritën e gjelbër dhe këtu fillon gara

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here