Deklarata e Ramës, Vasili: Si versioni negativ i Don Kishotit dhe u tregon vendin skeptikeve europiane

0
395

 

Kreu i grupi parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës me Mogherinin, kur tha se: “Njerëz dhe forca skeptike ndaj politikës së zgjerimit na shohin dhe nuk ngurrojnë të na përdorin për interesat e tyre si mish për top për politikën e tyre të mbylljes”. Përmes një statusi në Facebook, Vasili thotë se Rama është si versioni negativ i Don Kishotit dhe u tregon vendin skeptikeve europiane.

Statusi i plote:

Rama u tregon vendin skeptikeve europiane,cfare humori….

Rama si versioni negativ i Don Kishotit u tregon vendin skeptikeve europiane.Ç’humor i zi….
Po kush jane skeptiket:
Jane lokomotivat e ekonomise europiane
Jane vendet e standartit me te larte ne zgjedhje
Jane vendet e shtetit ligjor model
Po kush kryeministri butaforik i Shqiperise:
Eshte rrenuesi i ekonomise se vendit te tij.
Eshte hajduti i zgjedhjeve dhe mbeshtetesi i krimit te organizuar e trafiqeve.
Eshte ai qe la Shqiperine pa sistem drejtesie qe nga gjykata kushtetuese
Ndaj rrofte Kryeministri i shkaterrues i shtetit te tij.
Poshte skeptiket qe kane ndertuar shtete qe ndricojne me ekonomine dhe demokracine e tyre.
Ka te drejte kryeministri yne, kurre te mos u ngjajme demokracise se ketyre skeptikeve qe jane edhe ata pjese e kazanit,duhet t’i ngjajme demokracise se droges dhe krimit se kryeministrit,kjo e fundit do te na coje perpara……drejt humneres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here