LAJMI I FUNDIT/ Atentati i pretenduar ndaj Tom Doshit, shuhet masa për Durim Bamin

0
532

TIRANE– Pas gati tre vitesh hetime, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shuar masën e sigurisë ndaj Durim Bamit, i cili ndodhet qe prej vitit 2015 në arrest shtëpiak.

Vendimi për pushimin e masës së sigurisë është dhënë nga gjykatësi Bledar Abduallai.

Durim Bami akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim me Mark Frrokun e Tom Doshin, për atentatin e pretenduar ndaj deputetit Doshi.

Dosja qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë. Gjithë kjo amulli është krijuar për shkak të dispozitave kalimtare dhe kompetencave lëndore të gjykatave aktuale deri në krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.

(d.d/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here