“Me një mike të madhe të shqiptarëve”, Rama e nis ditën me Mogherinin, momenti që shkëput

0
473

 

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka mbërritur mbrëmë në Tiranë, pas dhënies së rekomandimit nga KE për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

Një moment i shtrëngimit të duarve me të, është shkëputur nga kryeministri Edi Rama për të uruar ‘mirëmëngjes’ ditën e sotme. Rama e vlerëson Mogherinin si një mike të madhe të shqiptarëve.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱🇪🇺”, shkruan kryeministri.

Rama fb

Sot Mogherini do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, më pas me Kryeministrin Edi Rama në orën 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në orën 12:00, në Delegacionin e BE-së. Përfaqësuesja e Lartë e BE, Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15 deri 11:45 në Kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here