Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Mesazhi i Hahn për shqiptarët: Ka shumë punë për të bërë, së...

Mesazhi i Hahn për shqiptarët: Ka shumë punë për të bërë, së bashku do t’ia dalim!

0
525

Komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn në një videomesazh drejtuar shqiptarëve pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave tha se ka ende shumë për të bërë dhe kjo nuk mund të fshihet.

Zyrtari i lartë i BE vlerësoi arritjet, por tha se Shqipëria duhet të vazhdojë me këtë ritëm dhe të japë të tjera rezultate pozitive.

Mesazhi i Johannes Hahn

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

Jam i lumtur të njoftoj se Komisioni Evropian ka rekomanduar sot hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Duke e bërë ketë ne kemi njohur përparimin mbresëlënës që ka bërë vendi juaj me agjendën e reformave, duke përmbushur kushtet e nevojshme për të hyrë në negociatat me BE-në.

Strategjia jonë e re e Ballkanit Perëndimor tregon qartë se perspektiva e anëtarësimit në BE për vendin tuaj është reale, nëse Shqipëria vazhdon të japë rezultate për reformat për të cilat është rënë dakord.

Raporti i vendit që po publikojmë përshkruan në detaje përparimin që është bërë tashmë, si dhe rekomandime se ku të përqëndrohemi për të arritur përparim të mëtejshëm.

Është e qartë se rezultatet e para në reformimin e sistemit gjyqësor, të administratës publike, në forcimin e të drejtave të njeriut dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë inkurajuese dhe janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur.

Në këtë drejtim dëshiroj të theksoj vecanërisht verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të ndihmojë për të riftuar besimin te gjyqësori.

Tani është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vazhdojë ketë rrugë reformash dhe të japë rezultate të tjera konkrete.

Mendoj se nuk është sekret se duhet bërë më shumë për ta sjellë Shqipërinë drejt standardeve tëë BE-së.

Por jam shumë i bindur se negociatat për anëtarësim do të jenë formati i duhur dhe janë një mundësi unike për Shqipërinë për të modernizuar më tej vendin dhe për ta rritur cilësine e jetës për qytetarët e saj, që nga dhënia e mundësive më të mira ekonomike deri te rritja e qasjes në shërbimet publike.

Nuk e fsheh që ky  proces do të jetë një proces shumë intensiv që do të kërkojë ndonjëherë vendime të vështira dhe një angazhim dhe vendosmëri të qartë politike nga të gjithë aktorët kyç në vend.

Perspektiva e BE duhet parë dhe duhet trajtuar si një objektiv kombëtar, i mbështetur nga të gjithë lojtarët përkatës në shoqëri.

Sot do të doja ta ripërtërija angazhimin tonë të vendosur për të mbështetur Shqipërinë në udhën e saj drejt BE-së.

Dëshiroj të përgëzoj Shqipërinë dhe Popullin e saj për arritjen e një tjetër etape të rëndësishme në udhën e tyre drejt BE.

Kam besim te mbështetja juaj e vazhdueshme! Së bashkua do t’ia dalim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here