Mogherini uron shqiptarët: Krenare që solla në Tiranë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian…

0
472

 

Një ditë pas dorëzimit të raportit pozititv për çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini, mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama.

Mogherini e nisi fjalën e saj duke uruar të gjithë për këtë arritje dhe u shpreh se ishte krenare që solli në Tiranë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian.

Më tej ajo u shpreh se ky ishte një rezultati një pune kolektive. “Po të hidhja sytë disa dekada më parë do shihja shumë ndryshime që i keni bërë jut ë gjithë së bashku për Shqipërinë”, u shpreh Mogherini.

Më tej ajo tha se ky ishte nje rezultat i perbashket, nje rezultat i i institucioneve të vendit dhe i qytetarëve të Shqipërisë.

“Më kujtohtet vitin e kaluar ku unë përballë medias u shpreha mjaft qartësisht se KE do të kishte rekomandim poititv për hapjen e negociatave kur zbatimi i reformes në drejtesi do të fillonte. Ju e realizuat ne mbajtëm premtimin”, vazhdoi Mogherini

Shqipëria i ka përmbushur pesë kushtet e vendosura më shumë se një vit më parë dhe për këtë arsye Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit nisjen e negociatave.

Ajo tha se qeveria dhe opozita duhet te bashkepunjë duke theksuar se perpjekjet nuk janë vetëm intitucionet po edhe njerezit

Më tej Mogherini u shpreh se tani është momenti për të festuar, por edhe për të parë se çfarë pune e pret Tiranën nga tani e në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here