Ne prangat e policise Britanike,shiti veshken për 72 mijë £

0
565

Një 31 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u zbulua se kishte shitur ilegalisht veshkën e saj për 72 mijë £.

Shqiptarja me iniciale F.T, është dënuar me 14 muaj burg pasi kishte transplantuar veshkën e saj nën një identitet të rremë grek në qendrën spitalore universitare të Uellsit në Cardiff.

31 vjeçarja kishte komunikuar me një person në internet, të cilit i ishte prezantuar me kartën e identitetit të një shtetase greke të quajtur Eleni Manola, duke marrë kështu fitime të majme nga Britania e Madhe.

I gjithë mashtrimi i saj u zbulua pas rreth 2 vitesh nga transplanti, kur shqiptarja u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore duke treguar se kishte kryer një transplant organesh që kapte shifrën e 72.469 £.

Gjykata ndërkohë ka hapur edhe hetime të tjera për arritjen e zbulimit të një rrjeti të mundshëm transplantesh organesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here