Negociatat, Basha flet per skepticizmin gjerman, dinë shumë edhe për Tahirin

0
373

Kryedemokrati Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tregoi arsyet pse zgjodhi të takohej në Rinas me Shefen e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, e cila erdhi vetë në Tiranë për të sjellë raportin pozitv.

 

 

“Takimi në Rinas ndodhi për arsyen e thjeshtë se isha në Berlin, shkuam të kërkonim një votë pro të një vendi skeptik. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE, derën nuk e hap rekomandimi por vendet anëtare të BE. Janë 35 kapituj negociatash që hapen dy e nga dy çdo vit. Pra na pret një punë e gjatë dhe voluminoze, vetëm kur të ketë plotësuar reformat që e sjellin legjislacionin afër me atë të BE, prandaj e përsëris nuk është dita për të festuar, por për të punuar”,- tha Basha.

E duke u ndalur tek skepticizmi i gjermanëve, kryeopozitari Basha tha se ata e njohin realitetin shqiptar, sidomos situatën e lidhur me krimin, drogën dhe korrupsionin.

“Për hapjen e negociatave ka 5 kushte, Gjermania ka 5+ 2 shtatë të tilla. Pata një seri takimesh në Bundestag me anëtarë të partisë e CDU/CSU, ku kërkova hapjen e negociatave. Hasëm në skepticizëm. Pyetja e parë që mu bë është pse po e kërkojmë? Më thanë që banditët janë në arrati, por edhe figura të larta si Saimir Tahiri. Gjermania është e mirëinfomuar, i dinë të gjitha. Dinë që ai s’po arrestohet, ashtu si dy shefat e lartë të policisë që ia mbathën. Shqipëria renditet në 11 vendet më të korruptuara. Pavarësisht kësaj ne thamë se sa më shumë të vijojë integrimi, aq më shumë presion do ketë mbi qeverinë”- u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here