Monday, March 27, 2023
Home Aktualitet Negociatat, Mogherini takohet sot me krerët e shtetit dhe politikës

Negociatat, Mogherini takohet sot me krerët e shtetit dhe politikës

0
429

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, e cila ndodhet prej mbrëmjes së të martës në Tiranë, do të nisë paraditen e sotme takimet me krerët e shtetit dhe politikës, ku do t’u dorëzojë progres-raportin.

Takimet e Mogherinit nisin me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama në 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës  në 12:00 në Delegacionin e BE-së.

Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15-11:45 në Kryeministri.

Vizita e Federica Mogherinit në Shqipëri vjen si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill.

Përfaqësuesja e lartë e BE, Federika Mogherini tha se vazhdimi i reformave aktuale duhet të vazhdojë në të gjitha vendet dhe fushat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here