Presidenti Meta ka perzgjedhur rjetin social facebook per te shprehur gatishmerine e Shqiperise per vazhdimin e reformave qe kerkohen vendi pas rekomandimit pozitiv per hapjen e negociatave.
Pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, ne Presidence, Meta shkruan:
“Rekomandimi pozitiv i KE-së, një hap i rëndësishëm përpara! Faleminderit Federica Mogherinit, Johannes Hahn dhe Komisionit! Shqipëria duhet të vazhdojë, edhe më e bashkuar, të thellojë reformat e saj kyçe”.