Patriarku i Rusisë vjen për herë të parë në Shqipëri

0
519

Shqipërinë do ta vizitojë kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill.

Lajmi u bë publik në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës ruse në Shqipëri.

“Shpresoj se me mëshirën e Zotit në fund të këtij muaji do të realizohet vizita ime zyrtare në Shqipëri. Do te jetë vizita e parë në histori e primatit të Kishes Ortodokse Ruse në Kishën Ortodokse të Shqipërise, e cila po përjeton sot periudhen e ringritjes pas asgjësimit të plotë të fesë, të çdo simboli fetar dhe çdo shprehjeje të ndjenjës fetare si pasojë e përsekutimeve më të ashpra ndaj kishes në këtë vend në shekullin XX”, ka bërë të ditur Kreu i Kishës Ortodokse Ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here