Rama sulmon Francën e Gjermaninë: Ka vende anëtare të BE-së që nuk e duan zgjerimin

0
394

Kryeministri i Shqipërisë ka sulmuar ditën e sotme vendet anëtare të BE-së që nuk e duan zgjerimin e Bashkimit Europian.

Në një konferencë për mediat, me shefen e politikës së Jashtme, Frederica Mogherini, Edi Rama është shprehur se ‘ka forca dhe vende anëtare në BE që nuk e duan zgjerimin dhe nuk e duan anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor’.

‘Sot nuk ka më asnjë minutë për të festuar sepse duhet ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit.

Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë dhe ajo nuk i mjafton disave që na nxjerrin bisha aty këtu në vende anëtare të BE-së.

Nuk është sekret se në vende anëtare ka individë dhe forca që as e duan zgjerimin dhe as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën e anëtarësimit.

Loja politike në këtë moment nuk është ndonjë shkencë e madhe për t’u kuptuar; këto janë problematika krejt të natyrshme që do t’i trajtojmë me qetësi, vendosmëri dhe argumente, rast pas rasti dhe ftesa që kemi në dorë, na e bën pak më të lehtë këtë punë jo të lehtë’, u shpreh Rama.

Deklarata e Edi Ramës vjen vetëm një ditë pas deklaratës së fuqishme të presidenti të Francws,  Emmanuel Macron se ‘BE është në krizë dhe nuk është koha për zgjerim’.

‘Nuk dua që të pranohet ideja që kontinenti ynë po shkon drejt fundit, të ushqehet iluzioni i një pushteti të fortë, të nacionanalizmit,të braktisjes së lirive. E refuzoj idenë që po pushton Europën, që demokracia jonë është e dënuar të jetë e pafuqishme. Përballë autoritarizmit që na rrethon përgjigjja nuk është një demokraci autoritare, por autoriteti në demokraci.

Duhet të dëgjojmë zemërimin e popullit sot. Ai nuk ka nevojë për pedagogji, por për një projekt të ri, të një ekzigjence efikasiteti çdo ditë. Ne kemi nevojë për një debat të vërtetë me qytetarët. Duhet të krijojmë hapësirën publike europiane. Në këtë prizëm të përpjekjes dhe inovacionit, kam propozuar konsultimet qytetare këtë vit, që fillojnë sot padite në Francë’, u shpreh dje Macron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here