Shqiptari tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati, policët e ndalin

0
505

Një i ri shqiptar ka tentuar që t’i japë fund jetës, ndërsa ka alarmuar policinë italiane. Ngjarja në fjalë ndodhi në Porta Pia në Romë. 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte hipur në tarracën e pallatit ku jetonte, ndërsa tentoi të hidhej.

 

 

“Il giornale’ shkruan se falë ndërhyrjes në kohë të kalimtarëve të rastit, policia erdhi në vendin e ngjarjes menjëherë dhe bëri të mundur të shpëtonte shqiptarin.

Ndonëse tentuan që të flisnin me të, shqiptari u hodh, por karabinierët e kapën në ajër. Tashmë i riu ndodhet në spital, ku po i nënshtrohet edhe një trajtimi mjekësor por edhe psikologjik. Deri më tani nuk dihen ende detajet rreth arsyeve që çuan të riun që të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here