Gjyqi në Apel, grupi i PD nesër në Shkodër: Të lirohen 11 protestuesit e Rrugës së Kombit

0
480

Grupi parlamentar i PD ka vendosur që nesër të jetë i pranishëm në Shkodër në mbështetje të 11 qytetarëve nga Kukësi që do të dalin para gjykatës së Apelit.

Protestuesit kërkojnë lirinë në Apel, pasi Gjykata e Shkallës së Parë i la në burg, 11 nga 23 të arrestuarit për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit kundër taksës.

Edhe në seancën e sotme plenare opozita kërkoi lirimin e 11 protestuesve. Pas fjalës së Bashës, grupi i PD u largua nga salla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here