I ndarë para kohe nga jeta në janar të vitit 2012, ish çiklisti shkodran, Agim Tafili i konsideruar si një ndër kollosët e këtij sporti në vite vazhdon të përkujtohet në kupen tashmë tradicionale me emrin “Agim Tafili”. Kështu do të ndodhë edhe në këtë 20 prill që përkon edhe me 58 vjetorin e lindjes së tij. Aktivitet ky që këtë vit do të organizohet nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Çiklizmit. Në prag të këtij aktiviteti flasin dy nga kolegët e tij më të afërt, Brahim Sykja dhe Leonard Kola, ky i dyti edhe në cilësinë e trajnerit aktual të Vllaznisë në çiklizem.
Kupa “Agim Tafili” është e ndarë në dy ditë. Në diten e parë, 20 prill, programi përfshin pedalimin Fushë krujë-Shkodër 67.7 km për Kadet-Junior dhe Kashar-Shkodër 81 km për kategorinë U-23-Elite. Në diten e dytë do të konkurohet në etapen Shkodër-Gomsiqe e kthim 70 klm për kadet-junior dhe Shkodër-Luf kthim, 90 klm për U-23-Elite.