Monika Kryemadhi: Kushti i Brukselit për çeljen e negociatave është “Largimi i Edi Ramës”…

0
1079

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se kushti i Brukselit, për çeljen e negociatave përmblidhet në një fjali: Largimi i Edi Ramës.

Sipas Kryemadhit, ky është shansi i fundit për shqiptarët dhe largimi i tij do ishte një çlirim dhe për vetë Partinë Socialiste. Kryeministri nuk është i pranishëm në seancë plenare, megjithatë, kjo nuk e ka penguar kryetaren e LSI t’i bëjë thirrje të lirojë kuksianët e Rrugës së Kombit.

“Si 25 vjet më parë shqiptarët ëndërrojnë të jenë pjesë e BE, nuk ka më dilema, ajo që mbetet iluzion është integrimi real në BE dhe jo një shoë fotografish ngazëlluese .

Ju bëj thirrje të urdhëroni falangat tuaja në prokurori e gjykata të lirojnë kuksianët e arrestuar padrejtësisht.

Edi Rama u ka dhënë fjalën miqve të tij se do i bëjë zotër të Shqipërisë, kjo duhet ndaluar.

Ne kemi mbështetjen e shqiptarëve që duan të jetojnë më mirë në vendin e tyre.

Po ta lexosh me vëmendje raportin, është shumë e qartë: Brukseli i ka vendosur 7 kushte shumë të qarta. Të gjitha kushtet e BE paketohen në një fjali.

Të largohet Edi Rama, kjo është shumë e qartë, ta bëjmë këtë gjë sa më shpejt, ky është shansi i fundit që mund tu japim shqiptarëve jo vetëm për opozitën por edhe për PS se do jetë një clirim edhe për deputetët e saj”, tha Kryemadhi në fjalën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here