Nesër gjyqi i 11 Kuksianëve, deputeti Spahia thirrje qytetareve: Nderi i Shkodrës e don që të jemi sa më shumë…

0
532

 

Kësaj here ka qenë deputeti demokrat Bardh Spahia , i cili me anë të një postimi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës t’i bashkohen organizimeve kundër dënimit të protestuesve kuksianë, duke shtuar se kështu e do tradita shkodrane.

Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtonë kohët më të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër”, ka shkruar deputeti Spahia.

REAGIMI I PLOTË:

Te dashur miq, qytetare te Shkodres. Neser paradite ne Shkoder tek Gjykata e Apelit (afer Bixhistenit) zhvillohet gjyqi ndaj 11 te arrestuarve per protesten e Kukesit. Nderi dhe tradita e Shkodres e don qe te jemi sa me shume dhe te reagojme sa me fort ne mbeshtetje te tyre dhe kunder gjyqeve politike te cilat na kujtone kohet me te erreta te Shqiperise dhe me te cilat Shkodra dhe shkodranet nuk jane pajtuar as gjate diktatures me te eger. I gjithe grupi parlamenter i PD-se do jete aty. Syte, mendja dhe zemra e cdo demokrati kudo ku ndodhet neser do jene ne Shkoder. Le te jemi sa me shume neser ne ora 10 tek gjykata e apelit.
Ju faleminderit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here