Denoncimi:“Rama detyroi drejtorët dhe punonjësit në Fier të vijnë në takim ose do t’i hiqte”

0
634

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një nëpunësi nga Fieri që denoncon kryeministrin Edi Rama se ka detyruar punonjësit dhe drejtorët e institucioneve në Fier të shkojnë në takim me të me zor.

 

 

Sipas denoncuesit, punonjësit janë kërcënuar me heqje nga puna nëse nuk shkonin. Kujtojmë se e gjithë qeveria do të jetë këtë fundjavë në Fier.

STATUSI I BERISHËS
Piktori dështak takim me detyrim!
Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital. sb
“Doktor përshëndetje!
Ju shkruaj për të denoncuar faktin që Edvin Shullazi ka takim te Biblioteka e Rrethit Fier, në orën 16.00 dhe drejtorët e Bashkisë Fier, UKT, OSSHE dhe në të gjitha institucionet shtetërore të Qarkut po i detyrojnë punonjësit që të jenë të pranishëm në takim.
Është e turpshme sesi kërcënohen me heqje nga puna nëse nuk shkojnë. Drejtorët do qëndrojnë te hyrja e Bibliotekës në orën 16:00 për të bërë apelin, me mungesa. Kush nuk vjen, të hënën merr letër për largim nga puna!
Qytetarët nuk e duan me narkokryeministrin dhe prandaj ai merr masa që mos t’i dështojë aktiviteti, dhe t’i hedhë hi syve popullit me propagandë komuniste.
TURP TURP TURP!”

Berisha fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here