Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Laç, plagoset me armë zjarri 26-vjeçari

Laç, plagoset me armë zjarri 26-vjeçari

0
557

Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit sot rreth orës 14:15.

Policia thotë se i plagosur ka mbetur shtetasi A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit , jashtë rrezikut për jetën.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore,  ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i  shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes”,sqaron policia e Kurbinit.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here