Manjani: Vetingu dështoi! Besa Nikëhasani nuk është simbol i prokurores së korruptuar

0
650

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me indinjatë ndaj shkarkimit nga detyra të prokurores Besa Nikëhasani pasi nuk arriti ta kalonte Vetingut. Duke i dalë në krah zonjës Nikëhasani, Manjani deklaron se Vetingu dështoi!

“Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale,” shkruan Manjani në FB. – Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!

Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo! Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!

Besa Nikëhasani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nëpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik. Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.

Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!

Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo! Ndaj them se është dështim! Me këtë variant shumë shpejt do t’i mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë. Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie! Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here