Rama: Është ulur numri i vrasjeve, policia të veprojë me mirësjellje ndaj qytetarëve

0
573

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ‘forumin qytetar për sigurinë publike’ në Fier. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se policia është në një fazë reformimi përmes vettingut. Sipas kryeministrit ka një komunikim të ulët të policisë me qytetarin dhe kjo duhet të ndryshojë. Rama tha se pavarësisht shkeljes qe mund të ketë bërë qytetari, policia duhet të komunikojë mirësjellje.

“Besoj që njerëzit janë të vetëdishëm për një polici më të fortë. Jemi në një fazë reformimi të policisë së shtetit përmes vettingut në polici. Jam i bindur që organizmi i këtyre forumeve do të rrisë mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejt dhe me rezultatet e policisë së shtetit. Ne kemi një komunikim të ulët të policisë me qytetarin. Aftësia për të thënë mirmëngjes, mirëmbrëma dhe mirdita nga policia. Këto fjalë duhet të thuhen pavarësisht se qytetari që mund të jetë ndaluar nga policia mund të ketë qenë me shpejtësi apo mund të ketë shkelur ligjin.

Mirësjellja dhe komunikimi janë të detyrueshme në çdo rast. Rezultatet kuptimplota të policisë së shtetit në këtë periudhë janë domethënëse. Numri i vrasjeve kohët e fundit është ulur. Kjo tregon që ne jemi në rrugën e duhur dhe ne do ndërtojmë një polici që është në nivelin e vendeve të BE”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here