Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Rama: S’do të mungojë më ilaçi i kancerit të gjirit, zgjerohet lista...

Rama: S’do të mungojë më ilaçi i kancerit të gjirit, zgjerohet lista e barnave të rimbursueshme

0
534

Dy vendime që karakter kombëtare dhe disa vendime me karakter lokal për qarkun e Fierit janë marrë sot nga qeveria, e cila ka zhvilluar mbledhjen e radhës pikërisht në këtë qark. Një vendim i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë, është furnizimi pa ndërprerje të ilaçit të Herceptimës. Ky të paktën është premtimi i kryeministrit Rama.

RamaDy vendime të rëndësishme me impakt kombëtar janë marrë sot, së pari vendimi për listën e re të barnave të rimbursueshme, e cila është zgjeruar. Përveç 36 barnave të reja që do të rimbursohen nga shteti për të gjithë njerëzit në nevojë, do të përfshihet si një zgjidhje përfundimtare edhe Herceptima një zgjidhje jetike për ilaçin e gjirit. Përveç se i shtrenjtë ishte edhe problematik, tanimë do të jetë tërësisht falas. Bëhet më në fund një premtim me peshë të madhe dhe më në fund nuk do të ketë më mungesë të Herceptimës për të gjitha gratë dhe vajzat. 

Vendimi i dytë ka të bëjë me nxitjen e biznesit, kryesisht për fermerët. Kryeministri Rama tha se fermerët me xhiro mbi 5 mln lekë të reja do të përjashtohen nga pagimi i TVSH-së dhe për këtë arsye, ai kërkoi bashkimin e fermerëve për të kaluar këtë prag.

RamaPo ashtu kemi marrë një vendim për biznesin, që ka për qëllim nxitjen e prodhimit të energjisë me energji të rinovueshme. 

Deri më sot për të gjithë prodhuesit bujqësor ka qenë një problem kapërcimi i masës 5 mln lekë të reja të xhiros për shkak të përfshirjes në TVSH. Ne ju themi të gjithë prodhuesve bashkohuni për të mos paguar TVSH. Për ata që do të kenë një xhiro më të lartë se 5 mln nuk do të ketë pagesë të TVSH-së. Është një nxitje e mëtejshme për të krijuar premisa për bashkime që janë të domosdoshme dhe që kanë më tepër impakt tek vlera e prodhimit bujqësor dhe tek fondet e Bashkimit Evropian.

Bashkohuni sepse është në interesin e çdo fermeri të bashkohet, është në interesin e ekonomisë bujqësore. 

Së fundmi, dua të theksoj se po në këtë vendim për të nxitur sipërmarrje, ne kemi krijuar edhe fondin e sipërmarrje të reja me mbështetje drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, duke krijuar një tjetër instrument që duan dhe mund të shikojnë tek sipërmarrja si një mundësi punësimi. 

 

Duke folur për qarkun e Fierit, Rama tha se përmendi ndërtimin e inceneratorit, që sipas tij do t’i japë fund problemit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë së gjelbër. Rama përmendi edhe përfundimin e Passit të Fierit si dhe ndërtimin e Rrugës Fier-Seman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here