Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Tahiri mesazh të koduar kryeministrit? Rama: Më vjen të qesh, askush s’me...

Tahiri mesazh të koduar kryeministrit? Rama: Më vjen të qesh, askush s’me bën dot presion

0
475

Kryeministri Edi Rama ka komentuar batutën që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot, se “nuk ka bir nëne” që të pengojë atë për të vërtetën. Kjo deklaratë është interpretuar si kërcënim dhe shantazh ndaj Ramës, por ai tha në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla se kjo e bën për të qeshur.

Edi Rama: Për batutën s’kam koment, që unë të kopjohem nga ata që janë të rritur nën hijen time ndodh shpesh.

Çfarë menduat kur dëgjuat batutën?

Edi Rama: Nuk është anëtar i PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron, ajo që mund të them është që një pjesë e atyre që komentojnë jetën politike duan të binin të tjerët atë që besojnë vetë lidhur me mua. Është një gjë që mua më bën për të qeshur, që Saimir Tahiri apo dikush tjetë më bën mua presion. Unë nuk besoj që ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht. Unë e njoh mirë dhe e di mirë si funksionon, nuk është njeriu që përdor metoda të cilat ata që i komentojnë i përdorin. Saliu e përdor, në karrierën e tij ka pasur mesazhe të koduara.

Ky nuk ishte mesazh i koduar?

Edi Rama: Për mua jo. Mua më vjen për të qeshur.

Ajo që mund të them që një pjesë e madhe e atyre që komentojnë jetën politike duan ti bindin të tjerët, atë që besojnë vetë, lidhur me mua, e si funksionoj unë. Kjo më bën për të qeshur, që Saimir Tahiri apo kushdo tjetër më bën mua presion  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here