U shpallën “non grata” nga SHBA, ja çfarë thotë Kryeministri Rama për Doshin dhe Llallen…

0
494
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

 

Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe deputetit, dikur socialist Tom Doshi nga SHBA-të. Rama komentoi vendimin e DASH në emisionin “Real Story” për të dy zyrtarët dhe tha se është surprizuar por se nuk ka informacion.

“Me thënë të drejtën u surprizova dhe jam i keqardhur, s’kam çfarë them më shumë se s’kam as informacion për këtë, jam shumë i keqardhur por…”, u shpreh Kryeministri Rama.

Në lidhje me ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, Rama tha se nuk i vjen mirë sepse ka qenë ish-kryeprokuror i Republikës.

“I keqardhur, të njëjtën gjë kam. Natyrisht nëse ndodh një gjë e tillë s’mund të të vijë mirë se ka qenë ish kryeprokuror i Republikës”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here