Vdekje e mistershme, Shuhet në moshën 28-vjeçare DJ me famë botërore Avicii

0
585

DJ i njohur Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare në Oman.

Përfaqësuesi i tij tha në një deklaratë: “Me dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”.

“Familja e tij është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të tregojnë respekt për privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë. Asnjë deklaratë e mëtejshme nuk do jepet”, shtohet në njoftim, pa bërë të ditur rrethanat e ndarjes nga jeta të DJ Avicii.

Avicii është autor i disa hiteve botërore si “Wake me Up”, “Hey Brother”, “Waiting For Love“, etj. Suedezi, i njohur ndërkombëtarisht, ka pasur bashkëpunime me këngëtarë të njohur si Madonna, Coldplay, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here