Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji teksa ndodhet brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë për 11 protestuesit e arrestuar për taksën e Rrugët së Kombit, ka reaguar përmes një mesazhi.

Në një video shihen 11 të arrestuarit me pranga në duart, ndërsa deputetit i cilëson bijë nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë. Ai u kerkon te burgosurve qe te ngrejne duart lart, ndersa ata i binden duke buzqeshur.


“11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!”, -tha Salianji ne Fb.

LEAVE A REPLY