Basha i përjetshëm në PD? Gurakuqi: Hipoteza e Topallit nuk qëndron

0
551

Deputeti i PD, Romeo Gurakuqi, i ftuar në  Report Tv, u shpreh se akuzat e Jozefina Topallit për Lulzim Bashën dhe statutin e ri të Partisë Demokratike, nuk qëndrojnë. Ish-numri dy i PD për 16 vite, Topalli, refuzoi rikthimin nga Basha në strukturat drejtuese të selisë blu, duke u shprehur se s’do pajtohet kurrë me lidershipin e Bashës, i cili sipas saj i dha pushtet vetes në krye të PD.

Por për deputetin e PD në Qarkun e Shkodrës, Gurakuqi, tha se statuti i PD nuk është lexuar drejt nga kritikët.

Nëse lexohet me vëmendje statuti i PD kjo gjë nuk qëndron. Nenet e këtij statuti e hedhin poshtë këtë hipotezë. Në statut është bërë e qartë se përzgjedhja e strukturave, e kandidatëve për deputet bëhet nëpërmjet strukturave të brendshme. Vendimmarrja është e shpërndarë në një numër institucionesh të brendshme të partisë.

Sipas tij, mbledhja e Këshillit Kombëtar ka qenë e lirë dhe është dëgjuar çdo ide, ndërsa theksoi se janë adoptuar edhe disa prej propozimeve të kritikëve.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD kanë qenë të lirë për të diskutuar. Kam respekt maksimal për z.Imami, për dijet e tij, për sjelljen e tij. Ai shfaqi pikëpamjet e tij në mbledhjen e djeshme. Mendoj që ka qenë një mbledhje e suksesshme diskutim i lirë nga anëtarët për të bërë propozime, një pjesë e tyre janë aprovuar. Është pranuar propozimi për vendosjen në statut të anëtarit të këshillit kombëtar të çdo njërit për përfaqësuesit të PD që ka qenë në strukturat shtëtërore, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit.

PD është treguar e hapur në ofrimin e vendit, të zërit të çdo zëri të PD, të çdo disidence. Ka qenë dhe vijon të jetë e hapur. Të njëjtën gjë kemi berë edhe nde degën e PD në Shkodër. Unë kam thirrur personalisht një numër nga anëtarësia e vjetër e vitit 1991, 1997, i kam thirrur personalisht dhe janë treguar të gatshëm e janë pjesë e strukturave tashmë. Ndër vite nuk kanë pasur vendin e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here