Hodaj: Efektivët do të verifikohen nëpërmjet SHISH për lidhjet me krimin

0
542

Lidhur me vettingun në policinë e shtetit, zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj dha disa shpjegime , ku theksoi detajet më të rëndësishme të procesit të cilit do t’i nënshtrohen të gjithë uniformat blu në vend, nga të gjitha rangjet.

Hodaj tha se policëve u është dhënë një afat 30 ditor për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit. Procesi për rangjet e larta do të zgjasë pesë muaj, ndërsa për efektivët e tjerë 24 muaj.

“Projektligji është konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, por të parët që janë konsultuar për këtë projekt-ligj kanë qenë vetë punoinjësit e policisë. Duke qenëse bëhet fjalë vetëm për deklarata, nuk ka nevojë për më shumë kohë se 30 ditë. Ndryshe nga gjyqtarët e prokurotrët, në rastin e policisë nuk ka nevojë për dokumenta shoqërues” – deklaroi ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here