Luftëtari mund Vllazninë me rezultatin 2-0

0
652

Vllaznia është totalisht në krizë.

Pas humbjes në Durrës përballë Teutës, shkodranët janë mposhtur në shtëpi 2-0 nga Luftëtari. Gjirokastritëve iu mjaftoi goli i Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregut për të kaluar shkodranët.

21 vjeçari Abazaj e festoi praktikisht me gol transferimin në kampionatin belg, me sulmuesin e bluzijve që shënoi një gol mjaft të bukur, ndërsa pak çaste më vonë u zëvendësua nga trajneri Hasan Lika, çka bëri që të duartrokitej nga i gjithë publiku. 

Goli i Bregut në minutën e 86-të hipotekoi fitoren e të besuarve të Hasan Likës që janë shumë pranë objektivit Evropë.

Pas kësaj fitoreje, Luftëtari ngjitet në vendin e tretë, që shpreson ta mbajë dhe pas sfidës së Partizanit me Skënderbeun. Ndërkohë, Vllaznia mbetet e 8-ta, me 33 pikë, aq sa Teuta që viziton nesër Vlorën për tu ndeshur me Flamurtarin.

Fitore jetike mori Kamza që kaloi jo pa vështirësi Lushnjën 2-1. Të gjithë golat e takimit u shënuan në fraksionin e dytë, me Plaku që në minutën e 57-të zhbllokoi takimin, por reagimi i miqve erdhi me Sefa-n 18 minuta më vonë.

Goli i Sefa-s rriti presionin e kryeqytetasve që u hodhën të gjithë në sulm për të gjetur golin e fitores, gol që erdhi vetëm në minutën e 87-të, me autor sërisht Plakun.

Pas kësaj fitoreje, Kamza mbetet e 7-ta me 37 pikë, duke u larguar në +4 nga zona e ftohtë e klasifikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here