Patozi për statutin e ri të PD-së: Mos e krahasoni kot me Kinën!

0
529

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, ka reaguar lidhur me statutin e ri të Partisë Demokratike.

Në një postim në fb,Patozi thotë se ata që po e krahasojnë këtë statut me ndryshimet në kushtetutën kineze e kanë gabim dhe për këtë argumenton dhe arsyen.

Patozi: Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post.

Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here