Shkoder – Velipoje, udhëtim mes pluhurit ! Asnje autobot per te lagur rrugen qe eshte ne proçes ndertimi

0
901

Udhetimi ne rrugen Shkoder – Velipoje dhe anasjelltas eshte tejet i veshtire, sidomos ne fundjave ! Pluhri eshte i pranishem ne te  gjithe pjeset e pasfaltuara te kësaj rruge, perfshi edhe qendrat e banuara ! Nga Harku i Berdices dhe deri tek kthesa e Dajçit nuk gjetem asnje autobot duke e lage rrugen ! Per pasoje edhe pluhuri qe ngrihet nga qarkullimi i automjeteve, përveç situates se rende qe krijon ne rruge, perhapet edhe fshatrave prane saj.

Megjithese firmat e ndertimit jane te detyruara qe te sigurojne autobote per ta lagur rrugen dhe evituar pluhrin, kjo nuk po behet ne rrugen e Velipojes. Ditet ne vijim do te pasohen me trafik te dendur automjetesh drejte plazhit te Velipojes, ndaj po vazhdoj gjendja e rruges si sot, situata e krijuar nga pluhuri do te jete tejet e rende. Kjo thjeshte se nuk merren masat paraprake nga firmat zbatuese te projektit, per te pasur ne gatishmëri pune edhe autobotet me uje. Perveç pluhurit, edhe vete punimet ne disa segmente te kësaj rruge, e bejne mjaft te veshtire qarkullimin e automjeteve. Ka pika si kjo e Trushit, ku krijohet nje situate amullie e pashembullt: kantier punimesh, dhe njeheresh rruge per levizjen e mjeteve edhe te dhenve !

Ne vepra te tilla ndertimi, te cilat per disa kushte specifike duhet te perfundojne sa me pare, kompanite e ndertimin organizojne punen per te punuar edhe naten. Ne rrugen e Velipojes kjo eshte mese e domosdoshme, nisur rendesia qe ka kjo rruge per pushuesit e shumte qe do te shkojne ne plazhin e Velipojes. Por deri tani as qe eshte diskutuar kjo alternative mes firmave te ndertimit e Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe Autoritetit Rrugor te Shqiperise. Punohet njesoi sikur mos te kete asnje arsye per te përshpejtuar përfundimin e ndertimit te kësaj rruge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here