Tuesday, May 21, 2024
Home Politikë Statuti i PD nuk parashikon dorëheqje të kryetarit në rast humbje të...

Statuti i PD nuk parashikon dorëheqje të kryetarit në rast humbje të zgjedhjeve

0
549

Statuti i ri i Partisë Demokratike që do t’i propozohet Këshillit Kombëtar nuk do të ketë në përbërje të tij pikat ku parshikohet dorëheqja apo shkarkimi i krytetarit nëse humb zgjedhjet.

Neni 51 që trajton kryetarin e Partisë i draft-statutit është pothuajse i ngjashëm me atë të statutit të vjetër. Grupi i punës për hartimin e statuti tha për Ora News se kjo pikë nuk u përfshi në statut pasi kreu I PD  zgjidhet me parimin nje anetare nje vote dhe anëtaresia mund të votojë kundës kryetarit. Një arsye tjetër përse kjo pikë nuk u vu në statut është se në Shqipëri ende nuk është konsoliduar një proces zgjedhor i drejtë dhe rrziku i manipulimit është i lartë. Përfshirja e kësaj pike mund të ndikojë gjithashtu në fushatat zgjedhore pasi kundërshtarët e kryetarit mund të sabotojnë zgjedhjet për të kërkuar largimin e tij

Pjesa tjetër e statutit ka marrë dakordësinë edhe të grupit të kritikëve të Lulzim Bashës, për sa i përket ideologjisë së partisë, sistemit të karrierës dhe vetingut të kandidatëve. Gjithashtu anëtarësia ka më shumë kompetenca për të përcaktuar kandidatët për bashki dhe parlamen

Partia Dmeokratike në statutin e ri heq dorë nga ndryshimet që u bënë në shtatorin e vitit 2014 dhe i rikthehet strukturës që la ish lideri Sali Berisha me një kryesi, Këshill dhe Kuvend Kombëtar më të reduktuar në numër.  Nga 57 anëtarë që ka aktualisht, kryesia e re parashikohet të ketë 27 anëtarë, gjithashtu reduktim të ndjeshëm do të ketë Këshilli dhe Kuvendi.  Në ndryshim nga statuti i vjetër Këshilli Kombëtar do të marrë edhe kompetencën e vendimeve politike të partisë kur bëhet fjalë për miratime programesh apo koalicione politike, detyrë që më parë e kishte kryesia e partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here