Topalli dhe Patozi ne sulm te forte ndaj Bashes

0
529

Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi nëpërmjet facebookut të tyre kanë komentuar miratimin e statutit të ri të Partisë Demokratike nga Këshilli Kombëtar. Topalli e cilëson statutin e ri si çimentimin e përjetshëm të Bashës si kryetar edhe pse humbet zgjedhjet. Topalli kërkon që Basha të dorëhiqet për të çliruar Partinë Dmeokratike. Ish-deputeti tjetër, Astrit Patozi, kërkon që Basha të mos krahasohet me Presidentin kinez, pasi ky i fundit do të rrijë përjetësisht në pushtet, ndërsa Basha përjetësisht si humbës.

Pas miratimit të statutit të ri të Partisë Demokratike nga Këshilli Kombëtar, kanë reaguar në facebook edhe dy ish deputetët, të njohur si grupi kritik ndaj kryetari Bahsa, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Në reagimin e saj, ish-kryetarja e parlamentit Topalli, denoncoi ndalimin e diskutimit politik në Këshillin Kombëtar.

Sa për statutin, Jozefina Topalli theksoi se ky është një statut që garanton përjetësinë e Bashës në PD, duke e kthyer këtë parti në autokratike.

Topalli: Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit. Qe dje , me letra Luli do jete i perjetshem. Ai mund te humb te gjitha zgjedhjet edhe me zi se nje vit me pare , por luli aty do jete me statutin e ri. Ne ‘mbledhje , dje Lulzim Basha i dha vehtes te gjitha pushtetet duke vrare edhe me letra demokracine e brendshme

Topalli komentoi edhe lajmin në media ku bëhej fjalë për një rikthim të saj për shkak të nenit statutor që garanton pjesëmarrjen në Këshill ish-nënryetarëve të parlamentit, duke thënë se ky nen ka qenë aty dhe se ajo vetë nuk ka nevojë për karrige.

Topalli: Jozefina nuk ka ik kurre nga bindjet e parimet e saj. As ka nevoje per karrige si ai. E kisha karrigen dhe e bera te qarte publikisht se me LB kam diferenca te medha; E kisha karrigen kur i thashe se ti nuk mund te sulmoje ashtu perendimin , sepse eshte PD forca qe ka hap vendin drejt tij; e kisha karrigen kur dola publikisht kundra bojkotit te zgjedhjeve qe conte vendin ne destabilizim

Jozefina Topalli nëpërmjet statusit të saj në facebook, akuzon Bashën se kontrollohet nga qeveria dhe se po dëbon demokratët duke i dhënë kësaj partie një mentalitet komunist.

Basha për Topallin duhet të dorëhiqet.

Topalli: Per karrigen e vet ai e ktheu PD si nje karrige me rrota, qe here e shtyn me Ramen, here me LSI, por kurre me demokratet. Jozefina nuk pajtohet kurre qe per demokratet te vendose Rama me te tjere. Lul Basha duhet te dorehiqet per rezultatin katastrofal qe i ka dhene PD; Ai duhet te cliroje nga pengmarrja PD-ne , qe eshte e demokrateve dhe jo e familjes dhe e kunatit.

Ndërsa Astrit Patozi në statusin e tij kërkon që Bashën mos ta krahasojnë me Presidentin kinez, pasi ky i fundit ka vulosur qëndrimin e tij të përjetshëm në pushtet, ndërsa Basha ka shenjtëruar fitoren e përjetshme të humbësit.

Patozi: Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here