Trafik afganësh dhe tunizianësh,arrestohen dy persona

0
570

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit të emigrantëve nga Afganistani dhe Tunizia.  Të arrestuarit janë; Arben Hyka 41 vjec, banues ne fshatin Yrshek Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Bersand Rabaj 32 vjeç banues në fshatin Lazarat.

Arben Hyka u kap nga policia duke transportuar në makinën e tij  Ford me targa AA 247 SV dy emigrantë nga Afganistani kundrejt pagesës. Ndërsa Bersand Rabaj akuzohet se u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy tunizianëve.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here