Vllaznia mundet edhe nga Luftetari, Kuqeblute zhvillojne nje ndeshje turpi ne “L. Borici” dhe munden 0-2

0
657

Vllaznia zhgenjen serish dhe tashme eshte me e rrezikuar se kurre per te rene nga kategoria. Pas humbjes në Durrës ndaj Teutës, kuqeblute u munden edhe ne shtepi por tashme nga Luftetari. Ndryshe nga sa pritej, skuadra e Gjokës nuk u shfaq aspak kërkuese, teksa Hasan Lika e kishte studiuar mirë kundërshtarin dhe e priste mbrapa, për ta goditur me zbritje shumë të shpejta. Golat për gjirokastritët u shënuan të dy në pjesën e dytë dhe patën për protagonistë dy prej yjeve të Luftëtarit, Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun.

Fillimisht ishte lojtari më i ri i Anderlechtit, që bëri spektakel ne zone dhe më pas mposhti portierin Sherri, duke dërguar topin në rrjetë nga një kënd shumë i vështirë.Më pas, talenti vlonjat Bregu shënoi golin e dytë, pas një aksioni mjaft të bukur. Vlen të përmendet se publiku shkodran duartrokiti fillimisht Abazajn kur u zëvendësua nga Lika, ndërsa më pas edhe Bregun, teksa në shenjë mosmiratimi për situatën ku ndodhet Vllaznia, u larguan shumë më herët nga stadiumi dhe vershellyen ekipin e tyre.

Nga ana tjetër, Kamza është rikthyer te fitorja pas 9 javësh, teksa ka mposhtur Lushnjën me rezultatin 2-1.  Ne kete menyre kamzalinjte shkeputen me 4 pike nga Vllaznia .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here