Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Çifti i ri nga Turqia arrestohen në Rinas, po shkonin drejt Londrës

Çifti i ri nga Turqia arrestohen në Rinas, po shkonin drejt Londrës

0
572

Dy të rinj turq janë ndaluar nga policia kufitare në Rinas. Të arrestuarit janë Ozan I., 21 vjeç, Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banues në Turqi .

“Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia“, sqaron policia.

Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here