Doris Pack kritikon ashpër Ramën

0
583

Doric Pack ka ironizuar Ramën pas akuzave të tij ndaj deputetit të CDU Gunther Krichbraum ku ka përmendur se jo të gjithë mund të blihen e shiten si kryeministri Rama.

Politikania gjermane, anëtare e partisë CDU, Doris Pack ka reaguar me anë të një statusi në Twitter mbi sulmet që i janë bërë  deputetit tjetër gjerman Gunther Krichbraum, i cili sipas mediave dyshohet se është njeriu i paguar nga PD për të bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe se e shkuara e tij përfshin lidhjen me Rusinë dhe një skandal të trafikimit të fëmijëve.

Sipas Pack, historia që Rama arriti të fabrikonte ishte e pabesueshme dhe e stisur në mënyrë perfekte.

“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga Edi Rama, kryeministri shqiptar,  për shpifje ndaj Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman.  Rama mendon për të tjerët se janë në kategoritë e tij ku të gjithë mund të blihen e  shiten. Turp për të  gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here