Policia pezullon 15 leje drejtimi,shpejtesi deri në 189 km/orë

0
524

Policia ka vijuar me masat e kontrolleve në rrugë për të parandaluar aksidentet rrugore. Në një deklaratë të dhënë për mediat bëhet e ditur se në katër orë të operacionit gjatë natës së të shtunës janë zbuluar 15 raste të tejkalimit të normave të shpejtësisë që shkonin nga 141 kilometër në orë në 189 kilometër në orë.

Të gjithë rasteve u është pezulluar leja e drejtimit.

Ndërkaq drejtuesit e automjeteve veç monitorimit me radar i janë nënshtruar dhe testit të alkoolit.

Po ashtu policia bën të ditur se qëllimi nuk është pezullimi i lejeve të drejtimit apo parandalimi i aksidenteve rrugore.

Ndërkohë pritet që me nisjen e sezonit turistik të hartohet dhe një plan masash në kontrollin e qarkullimit në pikat kryesore ku pritet dhe një fluks i shtuar i pushuesve në bregdet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here