Raporti i DASH, Paloka: Rama dhe ‘Rilindja’ dhe të paguarit kanë qepur gojën…

0
509

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Edi Rama, ministrant dhe çdo funksionar i Rilindjes, nuk kanë thënë asnjë fjalë për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit. Paloka shkruan se sigurisht këtë herë nuk dalin dot as të lexojnë fjali të shkëputura e të thonë me paturpësi ( siç kanë bërë në fakt herë tjetër) se raporti është pozitiv për qeverinë…

“Asnjë reagim nga Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit!

Asnje reagim nga asnjë prej ministrave!

Asnje reagim nga asnjë prej funksionareve të “Rilindjes”!

Asnje reagim prej mediave apo “analistëve” të paguar nga Rama

Te gjithe këta , që edhe kur ndonjë punonjësi të ambasadës i bie rruga e kalon afër kryeministrisë , bërtasin fort për “mbështetje amerikane ndaj kryeministrit tonë”, për Raportin e Departamentit të Shtetit , kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën!!!

Sigurisht këtë herë nuk dalin dot as të lexojnë fjali të shkëputura e të thonë me paturpësi ( siç kanë bërë në fakt herë tjetër) se raporti është pozitiv për qeverinë…

Zgjedhje të blera

Qeveri e korruptuar në çdo degë

Drejtësi dhe media të kapura e të shantazhuara”, shkruan Paloka në rrjet.

Tani ju mbetet vetëm të dalin e të thone që Departamenti i Shtetit nuk përfaqëson Departamentin e Shtetit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here