Ndoci ka shkruar se ky kujtim sa i bukur aq edhe i shëmtuar i ishte rikthyer në mendime pasi kishte ndjekur një dokumentar për historinë e të madhit Sherif Merdani, një histori plot vuajtje nga koha e diktaturës, e cila e ka bërë këngëtari ti shprehë vetes ‘urrejtjen’.
Këngëtari shkodran tha se gjatë një koncerti me të motrën e tij Ritën, ata kishin ftuar në skenë idhullin e tyre, Merdanin të performonte me ta, një performacë që kishte çuar në këmbë të gjithë publikun. Pas duartrokitjeve të gjata e thirrjeve nga të pranishmit në sallë, Ndoci ka shkruar se policia e diktaturës ka hyrë në sallë duke rrahur e terrorizuar të gjithë spetatorët, duke u rebeluar kështu me veten që nuk i kishte menduar kurrë vuatjet e idhullit të tij.
POSTIMI I PLOTË:
Sot lexova nje shkrim biografi te familjes Merdani!
E çfar vlere mund te marre hapja e dosjeve, pas ketyre qe lexova, urrej edhe vehten, qe nuk imagjinoja as % me te vogel te vuajtjeve te tyre dhe megjithate magjikerisht ndoshta intuitisht doja dhe respektoja talentin e tij, (Sherif Merdani)
Ne vitet 1989 Sherifi spectator ne sallen e Teatrit te korçes ndersa jepnim koncert Rita Ndoci (qe ka Ditlindjen sot me 20 prill) motra tjeter qe njihet me emrin Juli dhe un, kur ne sall nga e djathta e yne, qendronte ne kembe i mbeshtetur pas murit Sherif Merdani, artisti qe un admiroja, ndersa Juli Po performonte un dhe Rita prisnim rrallen dhe i them Rites a ta ftojme sherifin ne sken? Dhe ashtu ndodhi, un zbrita shkallet ndersa Rita po tregonte se edhe ne kishim idolat tona dhe ne momentin kur un isha afer me sherifin ajo pohoi:- ja psh vellai I’m gjithmone ka pelqyer Sherif Merdanin dhe ne kete koh un i fus krahun dhe e ftoj ne sken, pak si perdhuni, pasi ai hezitonte duke thene;- mos se u muaret ne qafe? Por ne insistuem dhe e ngritem ne sken, euforia e jona por imagjinoni per spektatorin korçar, ata 500 veta ate moment u ngriten puthnin skenen na hilleshin ne kembet tona fishkellima e britma hareje per rreth 30 minuta, njerezit ndoshta mendonin se filloi revolucioni dhe vertet erdh Liria, gjer sa hyne forcat e policise,( duket te lajmeruara nga ndonje komunist) dhe filluan te godisnin pa perjashtim te gjith, çfaqja u prish skena u mbyll dhe pas 15 minutash pat grupe te ndryshme jasht ne sheshin para teatrit qe akoma brohorisnin emrat tane dhe fishkellenin, pas pak ra mbremje dhe neve na u anollua çfaqjet te tjera, por me pas vazhduan çfaqjet ne pallatin e sportit edhe per disa dit. E nxorra Kete ngjarje per emocionet qe ndjeva nga shkrimi dhe me rastin e dilindjes se Motres mizore Rita Ndoci