Shullani hedh poshte raportin “Op. Colomba”, “Gjakmarrja, te mos hidhen te dhena abuzive per perdorim”

0
771

 

Shifrat e bëra publike nga “Operazione Colomba, korpusi i jodhunës” mbi gjakmarrjen në Shqipëri nuk janë reale dhe misionaret e paqes dhe pajtimit të gjaqeve nuk e kanë pritur aspak mirë këtë deformim sipas tyre të realitetit. Nikoll Shullani jep një tjetër rezyme të gjendjes jo vetëm në veriun e vendit, por edhe kryeqytetin Shqiptar, duke përmendur edhe rastin e fundit të të riut të vrarë Marjo Majollarit.

Shullani deklaron se ai nuk është kontaktuar nga askush për një studim të tillë, ndërsa ka edhe një apel për të tilla shoqata, por edhe institucionet shtetërore mbi trajtimin e gjakmarrjes.

Operazione Colomba, ka hartuar një raport në lidhje me gjakmarrjen në Shqipëri, duke përmendur rastet, fiset, zona, por edhe jetët e shuara, të cilat thuhet se kanë qenë më shumë meshkuj. Kështu, në dhjetor të vitit 2017 baza e të dhënave te përpunuara përfshin 550 raste, ndër të cilat janë raste plagosje, vrasje në tentativë, vrasje për shkak të hakmarrjes e gjakmarrjes. Përsa i përket viktimave, pjesa më e madhe janë të gjinisë mashkullore, nga 550 raste, 508 janë meshkuj. Në njëzet vitet e fundit, apelimi ndaj traditës zakonore i është përgjigjur disa nevojave diktuar nga konteksti i ri në të cilën manifestohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here