Thirrja e Nikollës për maturantët: Zgjidhni mësuesinë…

0
655

Çdo maturant që do të zgjedhë degët e mësuesisë duhet të ketë mesataren 7, por ministria e Arsimit synon të afrojë drejt këtij profesioni maturantët më të mirë. Në qytetin e Fierit, ministrja Lindita Nikolla zhvilloi takimin e parë informues, ku theksoi se kjo reformë synon ti kthejë mësuesve dindjitetin.

Nikolla: Nuk mund të rrinim sy mbyllur dhe të shikonim që gjithmonë e më shumë maturantët më të dobët zgjidhnin profilin e mësuesisë dhe më pas në universitete problematikat e vetë për ti  i injekuar më pas në sistem, të dobët që me zor merrnin provimin e shtetit e kështu me radhë.

Për maturantët me mesatare të larta që do të zgjedhin degët e mësuesisë, ministria do të mbulojë tarifën e studimeve.

Nikolla: Thirrja ime është që të zgjidhni programet e mësuesisë, kryesisht nxënësit e mirë sepse qeveria do të mbulojë përmes sistemave të bursave shkollimin e të gjithë maturantëve që kanë mesataren mbi 9.

Në Fier ministrja e Arsimit Lindita Nikolla bisedoi me maturantët edhe mbi kriteret e maturës shtetërore dhe atyre të pranimit në universitet që këtë vit nuk kanë pësuar ndryshime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here