Vllaznia B-Korabi  3 me 1, Kuqeblutë e B-së, fitore me vlere mbijetese

0
744

Vllaznia B arrin një fitore shumë të rëndësishme këtë javë, ku duke mundur Korabin me rezultatin 3 me 1. Ekipi merr pak “oksigjen” në luftën për mbijetese, pasi i largon nga vendi i fundit në tabelen e klasifikimit. Edhe pse e paragjykuar nga drejtuesit kuqeblu për diten dhe orarin që do të luhej kjo ndeshje, mobilizimi për të marrë rezultat pozitiv ishte në maksimum. Për shkodranët nuk kishte rrugë tjetër përveçse fitores, ndaj skuadra hidhet e tëra në sulm për të kërkuar sa më shpejt golin e avantazhit. Dhe, pas një presioni në porten mike është mbrojtësi Ruqi që shënon. Gol ky që megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave mbyll pjesen e parë me avantazhin 1 me 0. Miqtë kërkojnë golin e barazimit, por nga ana tjetër në skenë del Belajdi Pusi, ai që dy javë më parë shënoi në formacionin e skuadres së parë ndaj Lushnjes në “Loro Boriçi”. Goli I tij në të 60-ten minutë dyfishon rezultatin në favor të Vllaznisë. Por vetem 60-të sekonda nga shënimi I golit të Pusit është Lleshi për miqtë që e shkurton në 2 me 1 rezultatin duke rihapur takimin. Miqtë kërkojnë të perfitojnë për të barazuar, por nuk vonon goli i sigurisë për skuadren kuqeblu. Për këtë ka menduar kapiteni Enes Isufi, I cili pas një krosi të dhënë nga goditja e dënimit kërcen mbi të gjithë në zonën e rreptësisë dibrane duke shënuar golin e trete duke fiksuar gjithçka në favor të Vllaznisë B me rezultatin 3 me 1.

Javen e ardhshme Vllaznia B luan në transferte të vështirë përballë Beses së Kavajas, por mobilizimi në kampin kuqeblu është për të mos u kthyer pa pikë në këtë ndeshje, pikë e cila mund të ketë vlerë të madhe për qëndrimin në kategorinë e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here