226 kg kanabis në cilindra nga Shqipëria në Turqi përmes Maqedonisë

0
616

Autoritetet doganore greke kanë njoftuar sekuestrimin e një sasie të madhe droge që ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Turqinë.

Droga e llojit kanabis, me peshë 226 kilogramë, është gjetur në një maune, sapo ka kaluar kufirin midis Maqedonisë e Greqisë, në pikën doganore të Evzones përballë Bogorodicës.

Kanabisi ishte fshehur brenda 266 cilindrave që ishin vendosur me kujdes në anët e arkave plastike të ambalazhit, me të cilat ishte ngarkuar kamioni.

Zbulimi i lëndës narkotike u bë i mundur me ndihmën e “Irisit”, qenit të kërkimit të drogës.

Autoritetet doganore kanë njoftuar me një ditë vonesë edhe për kapjen e më shumë se 1 kg kokaine, në autobusin e linjës Shkodër – Tiranë- Athinë. Droga, e futur në një qese plastmasi u gjet nga një punonjës i doganës, në sendet personale të shoferit, te dollapi sipër rrotës së përparme të djathtë.

Dy drejtuesit e mjetit ia dhanë vrapit duke u futur në tokën shqiptare dhe ende nuk janë arrestuar.

Sipas autoriteteve doganore greke, vlera e drogës së sekuestruar arrin në 100.000 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here