Aksident ne rrugën e Dajçit, motorçikleta me dy persona është përplasur me autoveturen

0
749

Dy persona qe udhëtonin me një motoçiklete dhe autovetura tip Tyota me targa AA 672 NJ  janë protagonistet e një aksidenti,  ndodhi paradreken e ditës se hënë ne rrugën e Dajçit. Nuk dihen akoma rrethanat e këtij aksidenti, qe fatmirësisht nuk pati viktima por, siç e tregojnë edhe pamjet, motoçikleta ka përfunduar ne kanal, ndërsa dy personat qe udhëtonin me te janë dërguar ne spitalin rajonal te Shkodrës.

Inspektoret e policisë rrugore kana bllokuar provat materiale te këtij aksidenti, ne pritje te eksperteve për te hetuar rrethanat ne te cilat ndodhi përplasja e motorçikletes me autoveturen. Faktikisht rruga e Dajçit, megjithëse është e kompletuar me sinjalistiken rrugore, njihet si një rruge me rrezikshmëri për aksidente. Kjo për faktin se nga drejtues te ndryshëm te mjeteve motorike, preferohet qe te ecet me shpejtësi te larte, pavarësisht rregullores se qarkullimi.

Ata harrojnë se kjo rruge kalon neper disa fshatra e gjithashtu ka edhe shume dalje anësore , nevlehtesimi i te cilave përfundon me aksidente.  Nisur edhe nga fakti qe  zona e Dajçit ka shume autovetura dhe mjete te mekanikes bujqësore , është e nevojshme qe qarkullimi neper ketë rruge te vëzhgohet here pas here nga inspektoret e policisë rrugore. Kjo do ti shërbente krijimit te opinionit se kjo rruge është nen kontroll  ndaj moszbatimi i rregullave te qarkullimit rrugor, pasohet me masa ndëshkimore ndaj secilit do drejtues mjeti qe nuk i përfille ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here