Aplikimet për lotarinë amerikane, ja kur do të publikohen përgjigjet

0
574

Ndërsa qindra mijëra shqiptarë presin përgjigjen e lotarisë amerikane për të cilën kanë aplikuar në muajt tetor-nëntor vjen një njoftim i rëndësishëm nga ambasada amerikane.

 

 

Ajo ka njoftuar se përgjigjet për këtë vit të llotarisë nuk do të nisin nga 3 maji si çdo vit, por do të bëhen të ditura më 15 maj.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

Lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane. Ndërsa shumë shqiptarë i kanë sytë nga kjo lotari, në Kongresin Amerikan së fundmi është diskutuar mundësia e mbylljes së llotarisë amerikane, me Presidentin Donald Trump si iniciator të këtij propozimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here